Deklarata shokuese/Imami shqiptar: Më mirë të vdesë vajza, se të martohet me të krishterë

Flitet shpesh për tolerancën fetare mes shqiptarëve dhe kjo me të drejtë promovohet si një cilësi pozitive. Por jo të gjithë shqiptarët priren të jenë tolerantë.

Një imam mysliman ka shokuar me deklaratën e vet. I pyetur se a ka problem që një myslimane të martohet me një të krishterë, ai thotë se më mirë do të ishte që vajza të vdiste.

“Ma mirë me të vdekë çika se me shku me të krishterë me u martu”, ka ai, teksa i përgjigjet një prindi që e pyet se si të sillet tashmë që vajza i është martuar me një të krishterë. ‘’Puna e randë është kjo’’, shton më tej hoxha në këtë video skandaloze, duke e detyruar prindin: ‘’Mundohu vajzës me i bo presion me thënë, me u pajtu me neve është vetëm një rrugë dhe ajo është që ai burri të bëhet mysliman. Në u bë mysliman ne ta bëjmë hallall. Nuk u bë ai mysliman mbetet me fshi durt’’.

Video është duke qarkulluar në internet, ndërkohë që emir i tij nuk dihet.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=QfolG7FT-z0″ width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP