Dekreti i Thaçit, Haxhiu: Si ka mundësi të dihet vendimi ende pa u publikuar nga Kushtetuesja

Gjykata Kushtetuese duket se e ka marrë vendimin për dekretin e Presidentit Thaçi.

Një fakt i tillë është paralajmëruar nga Ministrja në detyrë e Drejtësisë dhe anëtarja e Kryesisë së VV, Albulena Haxhiu.

Përmes një postimi në facebook ajo ka lënë të nënkuptohet se ky vendim është në disfavor të tyre.

Postimi i plotë:

Qytetarët kanë plotësisht të drejtë që të zemërohen. Në njërën anë thuhet “mos ndërhyni në pavarësinë e Gjykatës”, e në anën tjetër orientimet e para të tyre qarkullojnë tek disa, përfshirë edhe në medie!

Si ka mundësi të dihet aktgjykimi e mënyra e votimit, pa u bërë publik ende nga Gjykata?!

Nëse është kështu, atëherë kjo nuk është pavarësi e Gjykatës. Vendimi i tillë është arnim i aktgjykimit për interesa të Thaçit dhe atyre që kanë humbur zgjedhjet dhe janë braktisur nga populli.

Gjykata në mandat të saj, ka vetëm interpretimin e Kushtetutës dhe jo amendamentimin e saj. Amendamente kushtetuese mund të propozojnë vetëm Qeveria, Presidenti dhe 1/4 e deputetëve por pastaj ato duhet të votohen nga Kuvendi.

Sipas Kushtetutës, nuk ka afat për mandatarin. Gjykata nuk mund të caktojë afat. Kjo do ta shkatërronte rendin kushtetues dhe demokracinë.

Kjo do ta përmbysë vullnetin e popullit!

SHKARKO APP