DEL VIDEOJA/ Momenti kur Erdogan kërcënoi Haradinajn: Do japësh llogari (VIDEO)
Kanë dalë pamjet e fjalimit të Presidentit Erdogan teksa kërcënon kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Gjatë një takimi me mbështetës të partisë së tij, Erdogan i kërkoi llogari Haradinajt se përse shkarkoi ministrin e Brendshëm Flamur Sefaj dhe shefin e AKI-së, Driton Gashi.
Shërbimet tona sekrete kanë sjellë këtu gjashtë anëtarë të Gylenit. Por jam i mërzitur sepse mora vesh që janë shkarkuar minitri i Brendshëm dhe shefi i shërbimeve sekrete. Ej, kryeministri i Kosovës, që kur paske filluar të mbrosh ata që kanë bërë grusht shteti në Turqi? Nga kush i merr urdhrat ti? Jam i sigurt që populli i Kosovës, vëllezërit tanë aty, do të t’a japë përgjigjen e merituar”., tha Erdogan duke sulmuar njëkohësisht SHBA-të, të cilat sipas tij kontrollojnë Haradinajn.
Për më tepër, ndiqni videon