Delawie: Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, lajm i mirë për Kosovën
Kosova E Mërkurë, 26 Maj 2021 09:44
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka reaguar në lidhje me anëtarësimin zyrtar të Malit e Zi në Aleancën Veri-Atlantike (NATO).
Delawie, përmes një postimi në “Twitter”, pohoi se anëtarësimi i shtetit malazez në NATO është një lajm shumë i mirë edhe për Kosovën.
“Urime Malit të Zi – anëtarit të 29 të NATO-s. Lajm shumë i mirë për Kosovën që të ketë një tjetër anëtar të NATO-s, fqinj në kufirin perëndimor”, ka shkruar Delawie. Pas Shqipërisë, që u anëtarësua në vitin 2009 në NATO, Mali i Zi bëhet vendi i dytë i Ballkani Perëndimore, pjesë e kësaj aleance.