Demarkacioni, Thaçi takim me Haradinaj

Përpjekjet për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi kanë bërë që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Haradinaj të takohen të shtunën në njërin nga lokalet e Prishtinës, sipas Indeksonline.

Takimi ka pasur synim gjetjen e mundësive të zgjidhjes për votimin e kësaj marrëveshjeje në Kuvendin e Kosovës, pasi marrëveshja për konsensus mes partive, përveç Vetëvendosjes, duket që nuk është e mjaftueshme.

Ende nuk dihet zyrtarisht nëse seanca për votimin e demarkacionit do të caktohet gjatë javës së ardhshme, megjithëse një gjë e tillë është paralajmëruar gjatë javës që po e lëmë pas nga kryeministri i Kosovës.

Megjithatë, zyrtarë të lartë të shtetit kanë deklaruar se nuk do të thirret seancë përderisa nuk janë të gjitha votat e duhura për përmbylljen e këtij procesi.

SHKARKO APP