Dënimi i ish-liderëve të UÇK-së në Hagë, qytetarët ngrihen në protestë në Prishtinë

Qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në një protestë kundër vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në tubim marrin pjesë veteranë të UÇK-së, familjarë të ish-krerëve të dënuar dhe qytetarë nga qytete të ndryshme të Kosovës. Protestuesit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit dhe kanë kërkuar që vendimi të kundërshtohet përmes procedurave të apelimit.

Protesta vjen pak ditë pas shpalljes së aktgjykimit më 16 shtator 2026. Gjykata Speciale i dënoi Hashim Thaçin me 25 vjet burgim, Jakup Krasniqin me 25 vjet, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim. Sipas Dhomave të Specializuara, të katër u gjetën fajtorë për krime lufte, ndërsa u shpallën të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protestuesit kanë kundërshtuar mënyrën se si është trajtuar lufta e UÇK-së nga Specialja dhe kanë kërkuar që procesi gjyqësor të vijojë në shkallët e tjera. Tubimi në sheshin “Skënderbeu” është një prej aktiviteteve të zhvilluara në Prishtinë pas vendimit të Gjykatës Speciale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?