Denoncohet në polici deputeti, qytetari: Më tha do ta shohësh se kush jam

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja është denoncuar për kanosje nga një qytetar në Prishtinë. Denoncuesi pretendon se Muja e ka ndaluar në rrugë të mërkurën pasdite dhe i është drejtuar me fjalë kërcënuese.

Sipas dëshmisë së tij, të dhënë para hetuesve policorë, Muja i ka thënë viktimës “A je ti… o shikofc i bradashit, do ta shohësh kush jam unë”, raportojnë mediat kosovare.

Nga ana tjetër, ai ka deklaruar se është ndier i kërcënuar nga deputeti Muja, prandaj ka vendosur që ta njoftojë Policinë e Kosovës.

SHKARKO APP