Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 15:16 Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit Sot kryeministri Rama foli në Asamblenë e PS për disa probleme, por që në fillim ai kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Deputeti i AAK-së: Nuk duhet të hiqet taksa pa e njohur Serbia shtetin e Kosovës

Kosova E enjte, 27 Shkurt 2020 15:21
Deputeti i AAK-së: Nuk duhet të hiqet taksa pa e njohur Serbia shtetin e Kosovës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Arbër Tolaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se vendosja e taksës nga Ramush Haradinaj, ia ka kthyer dinjitetin institucioneve të Kosovës.

Ai theksoi se ky veprim ishte hapi më i rëndësishëm në dy dekadat e fundit të qeverisjës së vendit.

Sipas tij nuk duhet hequr pa e njohur Serbia shtetin e Kosovës.

Postimi i plotë

”Mos luani me ‘Taksën’ vendimin e guximshëm, që na riktheu dinjitetin, vetëbesimin, dhe besimin në institucionet tona. Jemi dëshmitarë se vendosja e Taksës, Kosovën e bëri të rëndësishme, e të fuqishme, por mbi të gjitha jo të nënshtruar para Serbisë. Ky veprim me impakt politiko-ekonomik i ish Kryeministrit Haradinaj, ishte hapi më i rëndësishëm në dy dekadat e fundit të qeverisjes së vendit. Me këtë politikë tregtare i treguam Serbisë, por edhe botës se rregullat në vendin tonë i diktojmë ne, përmes Institucioneve tona shtetërore.”

”Por me sa duket e gjithë kjo peshë dhe rëndësi që ka kjo taksë për shtetin tonë, nuk po i bën përshtypje Qeverisë Kurti. Me të marr pushtetin, Kurti harroj kauzat atdhetare, duke ngulmuar në heqjen e taksës, për ta zëvendësuar me njëfarë reciprociteti. Po cili është ai reciprocitet i shumëpërfolur, i pa shtjelluar dhe i pa sqaruar para qytetarëve. A është bërë analizë e duhur për pasojat e heqjes së taksës dhe çfarë efektesh mund të kenë masat e reciprocitetit në raport me Serbinë, kur kemi parasysh luftën e egër që qeveria e Serbisë aplikon për të dëmtuar shtetësinë e Kosovës gjithandej botës?”

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

”A është kjo transparenca të cilën Kurti e kishte proklamuar kaq gjatë? Si ka mundësi që për çështje kaq të rëndësishme ai të jetë misterioz, konfidentë dhe i pa sinqertë, duke krijuar situatë konfuze para qytetarëve të Kosovës? Vërtetë këtë nuk e meriton qytetari i Kosovës. Largimi i taksës nuk guxon të ndodh pa e njohur Serbia shtetin e Kosovës. Sepse Taksa nuk është vendosur krejt rastësisht. Ajo ndaloj ndarjen dhe korrigjimin e kufijve, sikundër që sinjalizoj Bashkësinë ndërkombëtare se tashmë i ka tejkaluar kufijtë me zvarritjen e procesit për liberalizim të vizave. Ajo është kundërpërgjigje e drejtpërdrejt kundrejt bllokadave të vazhdueshme politiko-ekonomike që Serbia po i bënë Kosovës, pavarësisht dakordancës para faktorit ndërkombëtar që mos ta pengojë shtetin tonë në rrugëtimin drejt anëtarësimit në mekanizmat ndërkombëtare.”

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

”Taksa është përgjigje ndaj trysnisë së Serbisë kundër Kosovës dhe përderisa Serbia nuk ndalon ajo duhet të mbetet në fuqi, deri në njohje. Si rrjedhojë çdo përpjekje për shfuqizimin e këtij vendimi dhe çfarëdo zëvendësimi i këtij vendimi, paraqet dorëzim institucional karshi faktorëve tjerë. Largimi i taksës, pa asnjë kushtëzim, do të na rikthej prapa. Ndaj përfundimisht i themi ‘Jo’ heqjes së taksës dhe zëvendësimit me reciprocitet deri sa Serbia të jetë e gatshme ta njoh shtetin e Kosovës.”

Mund t'ju interesojë

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kos...

13 Nëntor 2026, 11:03
Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

13 Nëntor 2026, 08:39
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

12 Nëntor 2026, 22:01

Etiketat e lidhura

Arbër TolajKosoves
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit
Para 7 minutash

Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut
Para 18 minutash

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin
Para 19 minutash

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit
Para 28 minutash

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 15 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 18 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 19 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.