Deputeti i LDK: Edi Rama është mjerimi i qeverisjes shqiptare

Deputeti i rizgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se Edi Rama është mjerimi i qeverisjes shqiptare dhe sipas tij nuk është i denjë që Kosova të merret me të.

Sipas tij, në këtë situatë injorimi është përgjigja më e mirë për kryeministrin e Shqipërisë. “Unë mendoj se Edi Rama përgjigjen më të mirë po e merr prej Kosovës, injorimin, ai person nuk e meriton të merret me të. Kjo është përgjigja që Kosova ja ka dhënë kësaj radhe dhe besoj që ka me ia dhënë gjithmonë atyre që mendojnë në çfarëdo forme me e injoru Kosovën, ai person është i padenjë që Kosova të merret me të”, ka thënë Gashi.

Ndërsa, sa i përket reagimit të Ramës kur u pyet për mohimin e masakrave nga Vuçiqi, Gashi tha se Rama është mjerimi i qeverisë shqiptare dhe deklaratat e tij janë të tmerrshme. “Është mjerimi i qeverisjes shqiptare, mjerim në krye të shtetit shqiptar, besoj që është tmerr për secilin shqiptar që e dëgjon atë shprehje”, ka thënë Gashi.

Edi Rama pas takimit me Vuçiqin ka bërë një serë akuzash ndaj Kosovës dhe kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj. Poashtu Rama ka imituar një gazetar kur është pyetur se gjithë këto takime e marrëveshje po i bën me një njeriu që ka mohuar krimet e kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe boshnjakëve në Bosnjë.

SHKARKO APP