Deputeti shqiptar bëhet baba, zbulohet emri i veçantë i të bijës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe shef i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është bërë baba për herë të dytë dhe lajmin e ka dhënë bashkëshortja e tij.

Glauk në një foto të postuar në Facebook  shfaqet duke mbajtur në krahë vogëlushen dhe bashkëshortja zbulon edhe emrin e veçantë që i kanë vendosur. Çifti i kanë vendosur vajzës emrin Erena. “Mirë se erdhe! ERENA Glauk Konjufca”, ka shkruar bashkëshortja e deputetit, Emira.

Çifti kanë edhe një vajzë tjetër me emrin Knida. Glauk është i martuar me aktoren Emira Bajcinca.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?