Der Standard: Nëse nuk krijohet qeveria deri në 24 shkurt, Kosova shkon në zgjedhje të reja

Duke analizuar situatën politike të Kosovës, media e njohur austriake “Der Standard” thotë se mbetet e paqartë nëse qeveria e re do të arrijë të krijohet.

Albin Kurti ka 15 ditë për të vendosur, shkruan e përditshmja e njohur në një artikull kushtuar aktualitetit politik në Kosovë në mesin e ngërçit që kanë krijuar mospajtimet e Lëvizjes Vetëvendosje me LDK-në, të cilat nuk po arrijnë një marrëveshjeje përfundimtare për bashkëqeverisje.

Gazeta austriake kujton se presidenti Hashim Thaçi, e firmosi të shtunën mandatimin e Albin Kurtit për krijimin e qeverisë së re. “Der Standard” përmend afatin ligjor që është 15 ditë dhe nëse ekzekutivi nuk formohet, atëherë do të pasojnë zgjedhjet e reja.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo për çdo rast ndodh edhe nëse qeveria nuk formohet 60 ditë pas krijimit të parlamentit, dhe një periudhë e tillë zgjat deri në 24 shkurt”, kujton gazeta austriake në artikullin e saj. ‘Der Standard’, shkruan se VV dhe LDK kanë mosmarrëveshje vetëm sa i përket postit të presidentit të vendit, dhe se për të gjetur një zgjidhje, deri tani nuk kanë mjaftuar as tre muaj negociata.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo thekson gjithashtu se në zgjedhjet e 6 tetorit, Vetëvendosja fitoi 29 vende në parlament, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës një më pak, duke bërë kështu që e para të krijojë një “shumicë shumë të ngushtë”. Vendimin e tij të dy ditëve më parë, Thaçi e justifikoi duke thënë se bllokada politike e institucioneve nuk mund të vazhdojë dhe sipas tij, tani i takon Kurtit që ta pranojë ose jo mandatin për të formuar një qeveri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?