Dështon konstituimi i Kuvendit. Kurti dorëhiqet, Limaj e Haradinaj nuk flasin

Këtë të martë dështoi seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës. Deputetet e partive opozitare kanë kundërshtuar miratimin e raportit të komisionit verifikues të mandateve, duke sjellë ngërç politik.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi sqaroi se këtë vendim e morën pasi qeveria nuk ka dhënë dorëheqjen. Tashmë i takon Presidentes të vendosë se si do të vazhdohet me tutje. Albin Kurti dorëzoi dorëheqjen si kryeministër, në mënyrë që të betohej si deputet, po ashtu kanë bërë edhe ministrat e tij. Ai ishte i vetmi që kishte marrë me vete dhe një flamur kombëtar shqiptar. Seanca prodhoi dhe momente mjaft pikante, duke dhënë sinjale të shumta sa i përket koalicioneve paszgjedhore apo formimit të qeverisë së re.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nuk janë përshëndetur dhe as kanë biseduar me njëri-tjetrin në sallën e Kuvendit të Kosovës. Këta të fundit hynë në koalicion parazgjedhor dhe morën 8 deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raportohet për një marrëveshje të mundshme mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj për votimin e qeverisë së re. Flitet për një pakt mes Kurtit dhe Duda Balje që përfaqëson pakica boshnjake, por deputetja u pa shumë e afërt me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi. Liderët e PDK-së dhe të LDK-së konsultohen me anëtarët e tyre partiakë, por që i kanë kthyer shpinën kreut të Vetëvendosjes. Mes tyre nuk ka patur ndonjë përshëndetje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?