Detajet e fundit, politikani serb në Kosovë u vra nga dy persona

Kamera të shumta të sigurisë thuhet të kenë kapur ngjarjen e 16 janarit, ku i vrarë mbeti lideri serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç.

Madje sot është raportuar nga mediat serbe se janë 20 kamera të sigurisë të cilat kanë kapur vrasjen e Ivanoviçit ku vrasësi thuhet të ketë qenë i shoqëruar nga një person tjetër.

“Në likuidimin e Oliver Ivanoiç, një nga udhëheqësit e serbëve në Kosovë, morën pjesë të paktën dy persona”, thuhet ndër të tjerash në raportimin e sotëm në Kurir.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ivanovniç u vra para zyrës së tij në veri të Mitrovicës përderisa Policia e Kosovës nuk ka arrestuar ende asnjë person. Aktin e vrasjes së tij e kanë dënuar përfaqësues të lartë shtetërorë, duke kërkuar që hetimi për këtë rast të bëhet në çdo detaj në mënyrë që të zbardhet rasti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?