Dhunë dhe protesta në Mal të Zi, priftërinjtë serbë këndojnë “kur ushtria kthehet në Kosovë”
Në ceremoninë e shugurimit të Mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije priftërinjtë kënduan një këngë, në tekstin e së cilës thuhej edhe “kur ushtria kthehet në Kosovë”.
Në një situatë të tensionuar në Cetinje, policia po përdorte gaz lotsjellës para manastirit ndaj qytetarëve që po protestonin paqësisht.
Lidhur me këtë kanë ardhur edhe reagimet nga politikanët e Kosovës. Gjatë shugurimit të Joanikije në Mal të Zi u këndua edhe “kur ushtria kthehet në Kosovë”.
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj me një shkrim në Twitter ka thënë se, kjo këngë është bërë nga Rusia dhe se është interpretuar nga përfaqësuesit e tyre në Mal të Zi.
“Forcat më të errëta të fashizmit, të udhëhequra nga Kisha Serbe po kthehen në Malin e Zi! Kënga për kthimin e ushtrisë serbe u bë nga Rusia dhe u interpretua nga përfaqësuesit e tyre në vend”, ka reaguar Hoxhaj.
Blessed be the Robocops!
( A Serbian Orthodox Church version of the Beatitudes) pic.twitter.com/vIDB1wlgUs— VetonSurroi (@VSurroi) September 5, 2021