Dhunimi i gazetarit, Kurti: Koha ka perënduar për ata që mendojnë se mund të ndalin demokracinë me gangsterizim

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarit Visar Duriqi. Në një postim në facebook Kurti thotë se Qeveria kujdestare rekordeve të veta të këqija po u shton edhe atë të problemeve me rendin publik.

Sipas tij, rrahja e familjarëve të politikanëve për shkak të qëndrimit të tyre politik, rrahja e gazetarëve për shkak të punës dhe fjalës së tyre, janë fenomene negative që populli i Kosovës nuk i duron.

Kurti garanton se Qeveria e ardhshme e konsideron si mision ruajtjen e demokracisë dhe të lirisë së fjalës, bindjes e veprimtarisë politike, sipas ligjit.

Kurti: Ata që mendojnë se mund ta ndalin demokracinë me gangsterizim, le ta dinë se koha e tyre ka perënduar. Njëri-tjetrin mund “ta mundim” vetëm me fakte, me argumente, me logjikë e me mjete demokratike.

Kurti u bën thirrje thirrje forcave të rendit që me profesionalizëm e angazhim të vënë sa më shpejt para përgjegjësisë dhunuesit, ndërsa i uron shërim të shpejtë e rikthim në detyrë gazetarit Visar Duriqi.

SHKARKO APP