Dhunohen fizikisht dy shqiptarë në Veri të Mitrovicës
Në Mitrovicën e Jugut u mblodh një grup qytetarësh shqiptarë, përkundër kërkesës së Policisë së Kosovës që të mos i përgjigjen thirrjes së postuar në mediat sociale për protestë dhe “marshim drejt veriut”.
Pas protestës është raportuar për një incident, ku dy shqiptarët kanë qenë duke u kthyer nga Mitrovica e Veriut drejt Mitrovicës së Jugut teksa janë sulmuar nga persona me maska.
Policia e Kosovës nuk ka mundur t’i arrestojë ndërsa hetuesit po marrin në pyetje të lënduarit për zbërthimin e ngjarjes.
Protestuesit ndërkohë kanë filluar të shpërndahen.