Dialogu Kosovë-Serbi, sot diskutohet për Asociacionin

Në Bruksel sot do të vazhdojë dialogu në mes palës së Kosovës dhe asaj të Serbisë në nivelin teknik. Siç ka bërë të ditur zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç sot do të flitet për Asociacionin e Komunave Serbe, energjinë dhe urën në Mitrovicë.

Dy udhëheqësit e ekipeve të bisedimeve Marko Gjuriç dhe Avni Arifi në ditën e parë kanë biseduar për implementimin e marrëveshjes së lëvizjes së lirë, gjyqësorin dhe menaxhimin të kalimeve kufitare.

“Të dy palët kanë treguar gatishmëri që të vazhdohet për tema të ndryshme”, ka thënë Kocijançiç.

Për sot është parashikuar që takimi i delegacioneve mes të Beogradit dhe Prishtinës në prani edhe të përfaqësuesit të Shërbimit Evropian të Punëve të Jashtme të fillojë rreth orës 11:00 dhe të përfundojë deri në orën 16:00.

SHKARKO APP