Dialogu me Serbinë, Abdixhiku: Kurti ka ndryshuar qëndrimet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas takimit që zhvilloi me kryeministrin Albin Kurti, tha se i kishte kërkuar kërkuar kryeministrit Kurti që të dijë qëndrimin politik të qeverisë për procesin e dialogut.

”Kosova duhet të dijë që cili është qëndrimi politik i Qeverisë së Kosovës në dialog dhe po e presim se cili është ky pozicion, dhe bëmë një ofertë, ku i dorëzuam kryeministrit një dokument mbi pozicionin politik, që në mendojmë që Qeveria e Kosovës duhet ta ketë. Ky dokument përmban parime që dialogu duhet t’i mbrojë e që janë diskutimi mbi bazën e GJND-së, mbrojtja e integritetit territorial, ruajtja e karakterit unitar të Kosovës dhe rendit kushtetues”.

Nga ana tjetër, Abdixhiku pohoi se kryeministri ka ndryshuar pozicion për disa tema lidhur me dialogun, përfshirë reciprocitetin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?