Dita e fundit për Presidentin, kryeministri Kurti: Diskutojmë pasdite, opozita të zgjedhë kandidatin e dytë

Kosova është në ditën kyçe për zgjedhjen e presidentit të ri, ku deri tani nuk ka një marrëveshje politike për emrin që do të marrë postin e kreut të shtetit. Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se do të bëjë përpjekje edhe pasdite për ta finalizuar procesin por ende nuk dihet nëse do të ketë seancë apo në cilën orë mund të mbahet ajo.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku thotë se pas mesnatës Kosova do të futet në afatet kushtetuese për zgjedhje të reja, për shkak të asaj që ai e quajti “dështim” të institucioneve për të arritur marrëveshje për postin e presidentit. Ai ka thënë se nuk do të ketë më takime me kryeministrin Kurti. Lëvizja Vetëvendosje, që tashmë ka propozuar ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufcën, për këtë post ka kërkuar që opozita ta propozojë kandidatin tjetër.

Pas përfundimit të seancës për Epopenë e UÇK-së, presidentja Osmani është pyetur nga mediat nëse do të kandidohet nga kryeministri Kurti . Por ajo u kërkoi gazetarëve që bashkarisht të respektonin Epopenë. Bekim Kupina, këshilltar për media i Osmanit, ka sinjalizuar se ajo mund të mbajë një konferencë për media më vonë gjatë ditës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?