Ditmir Bushati: Ramush Haradinaj, forca e shembullit të një shtetari
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për dorëheqjen e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt. Bushati shprehet se akti i Haradinajt është forca e shembullit të një shtetari që vendos para çdo gjëje interesat e vendit.
Në mesazhin e tij, Bushati thekson se tani është koha që klasa politike në Prishtinë të tregojë maturi dhe unitet për të përballur sfidat që ka përpara.
“Akti i dorëheqjes së Ramush Haradinajt si Kryeministër i Kosovës për tu ballafaquar sërish me drejtësinë është forca e shembullit të një shtetari për të cilin Kosova vjen gjithnjë e para. Jam i bindur që ky veprim do të lartësojë luftën e shenjtë për liri të Kosovës dhe kontributin e pamohueshëm të Ramush Haradinajt. Ramushi ka fituar luftën e përmes forcës së shembullit po dëshmon së është artizan i paqes. Sot, Kosova ka nevojë për unitet e largpamësi për të tejkaluar sfidat e brendshme e për të fuqizuar më tej subjektivitetin juridiko ndërkombëtar që duan t’ia vënë në pikëpyetje”,- shkruan Ditmir Bushati në një reagim në Facebook.
Lexoni edhe…