Ditmir Bushati për KOHA JONË: Nuk ka asgjë të vërtetë në “lajmet” se do të kandidoj për VV

Mediat në Prishtinë kanë publikuar sot një lajm sipas të cilit Dimir Bushati është drejt “kalimit me Lëvizjen Vetëvendosje në Kosovë”.

Ish-ministri Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati i pyetur nga “KOHA JONË” për lajmin e botuar në mediat kosovare thotë: “Lajmi” i botuar në një portal në Kosovë është thjesht mashtrimi i radhës. Kushdo që qëndron pas këtij mashtrimi, i uroj suksese në jetë!“.

Pra, sipas Bushatit, nuk ka asgjë të vërtetë në ato çfarë shkruhen në portale për kontributin e tij jashtë Partisë Socialiste. Me sa duket vetë Rilindja do të djegë në publik dhe në elektoratin e PS-së duke aluduar se gjoja Bushati po shkon në Kosovë ndaj nuk kemi pse ta kandidojmë në zgjedhjet e 25 prillit.

Loja duket se vjen nga Surreli dhe “lajmi” ka fluturuar nga kryeministria direkt në Kosovë që ta denigrojnë në Tiranë, ish-ministrin patriot.

Ditmir Bushati është ndër të vetmit socialistë që janë sot në PS, i cili ka folur hapur për politikat e gabuar të qeverisë për ekonominë, oligarkët dhe për qëndrimet e dëmshme të Tiranës zyrtare ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në rajon.

SHKARKO APP