Djali i Hashim Thaçit: Baba im e ka fituar betejën e lirisë
Në një konferencë për mediat, Hashim Thaçi bëri të ditur se jep dorëheqjen nga posti i Presidentit të vendit pas konfirmimit të akt akuzave nga Gjykata Speciale.
Në këtë konferencë para nisjës në Hagë, Presidenti Thaçi kishte pranë edhe djalin e tij Endritin. Nëpërmjet një postimi në Instagram, ai ka mbështetur babanë e tij. Endriti shkruan se babai i tij e ka fituar lirinë dhe tashmë do të udhëheqë betejën për drejtësi.
“Baba im e ka fituar betejën e lirisë. Dhe të lirë jemi. Ai e udhëhoqi edhe betejën për republike. Dhe shtet u bëmë e do të mbesim. Tash do ta udhëheq betejën për drejtësi. Sepse babai , bashkëluftëtarët e tij dhe krejt lufta ishte e drejtë. Do të më merr malli shumë por do të festoj çdo ditë me buzëqeshje dhe kokën lartë fitoret e tuja me mamin, familjen tonë, shokët. Do të pres me pa durim edhe pse shpejtë do të kthehesh në shtëpi. UÇK”,-shkruan Endrit Thaçi.