Dokumenti “non-paper”/ Von Cramon: U draftua në Moskë dhe Beograd. Qëllim trazirat në Ballkan
Raportuesja e Parlamentit Europian për Kosovën, Viola von Cramon, ka folur për dokumentet “non-paper” për ndyshim të kufijve në Ballkan, që rrodhën në media kohët e fundit, për të cilët tha se janë draftuar në Moskë e Beograd dhe që kanë qëllim që të trazojnë Ballkanin.
“Ky provokim nga pala e komunitetit serb mund të jetë i vërtetë apo jo. Mendoj se për mua, edhe për ne në Bruksel, është më e rëndësishme të fokusohemi në gjërat e përbashkëta për të cilat duhet të punojmë, se të shpërqendrohemi nga këto, t’i quajmë reagime apo kthime prapa të pakëndshme nga Serbia. Prandaj, nëse një gjë e tillë ishte e qëllimshme, e rastësishme, apo thjesht ndodhi, nuk e di. Nuk dua të spekuloj.
Shumica e ”non-paper” të draftuara jo në Bruksel, por në Moskë e në Beograd, në Hungari, në Budapest, krijojnë shumë frikë, panik, trauma dhe më shumë kanë për qëllim të trazojnë rajonin, se të sjellin një proces pajtueshmërie dhe kjo është shumë e trishtë, shumë fatkeqe, dhe ne duhet të flasim për pasojat që do kenë tek njerëzit në rajon, andaj nuk duhet t’i marrim ato në konsideratë. Do të doja t’i injoroja. Është temë shumë toksike dhe sigurisht që nuk është draftuar në Bruksel. Nuk isha prezente në atë tavolinë. Është e vështirë të komentoj atë gjë.
Do të përpiqem që nga ana e Komisionit të bëjë presion tek Serbia se ata duhet të jenë të gatshëm të pranojnë disa nga nevojat, realitetin dhe faktet se Kosova është në rrugën e duhur dhe se neve do ta na duhet një gjë e tillë edhe nga Serbia për rrugën drejt integrimit evropian, e cila përfshinë njohjen e Kosovës apo çfarë marrëveshje në të cilën Kosova diskuton nga niveli i njëjtë. Nuk dua ta komentoj këtë rast konkret”.