Dorëhiqet ministrja në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar dorëheqjen e Ministres së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri në një reagim në Facebook , duke treguar se ministrja këtë vendim e ka arsyetuar me motive personale.

“Sapo kam pranuar dorëheqjen e Ministres së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj. Në letrën e saj, Ministrja këtë vendim e arsyeton me motive personale, të cilat unë do t’i respektoj. E falënderoj Ministren Reshitaj për bashkëpunimin e deritashëm dhe i uroj çdo të mirë në rrafshin personal dhe profesional”, shkruan Haradinaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?