​Drejtori i Turizmit në Prizren, dyshime për lidhje me ekstremistët islamikë

 

Emri i drejtorit të Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Prizrenit, Mensur Bytyçi, është përmendur në një raport të Inteligjencës së Njësisë kundër terrorizmit në Policinë e Kosovës, ku janë dhënë përshkrime mbi organizatat që dyshohet se kanë lidhje me ekstremizmin fetar e që kanë vepruar dhe veprojnë në Kosovë.

Zyrtari i lartë komunal, sipas këtij raporti, është bashkëpunëtor i organizatës “Kur’an”, bashkë me disa persona të tjerë, në mesin e të cilëve është edhe një zyrtar tjetër i Komunës së Prizrenit.

Vetëm se në raport Bytyçi figuron si pronar i librarisë “Pena”.

Lidhur me këtë çështje, Bytyçi ka mohuar të ketë lidhje me ekstremistët islamikë apo organizatat terroriste.

“Nuk jam bashkëpunëtor i askujt, por vetëm i Kosovës dhe i shqiptarisë. Kam qenë shërbëtor i denjë për pavarësinë e Kosovës, dhe këtë e kam dëshmuar me vepra”, ka thënë Bytyçi.

SHKARKO APP