Dritëro Agolli mesazh Thaçit: Kosova do ecë përpara sa do të çuditeni (VIDEO)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nderuar sot Shkrimtarin e Njohur, Dritëro Agolli me medaljen “Urdhëri i Pavarësisë”. Thaçi ia dorëzoi titullin shkrimtarit në shtëpinë e tij, të cilën e zhvilloi një vizitë pas përmbylljes së takimeve me krerët e shtetit.

“Është kënaqësi që të vizitoj gjeniun e letrave. Dritëro Agolli është një frymëzim edhe për brezat e rinj në Kosovë. Ai është nderi i kombit tonë”, tha Thaçi gjatë dhënies së titulli.

Agolli e cilësoi Kosovën “Shqipëria përtej Drinit” dhe theksoi se ajo ka të gjitha burimet natyrore për t’u bërë një nga vendet më të zhvilluara të rajonit.

“Kam besim se Kosova në një të ardhme të afërt do ia kalojë të gjithë vendeve sepse ka përgatitur kuadro në të gjithë fushat, emigrimi ka bërë mirë. Ju kini shumë kuadro në fushën e mjekësisë të organizimit ekonomik, të kulturës. Keni një tokë të pasur. Do të ecni aq përpara sa do të çuditeni”, tha shkrimtari i njohur.

http://www.dailymotion.com/video/x4vsxco_dritero-agolli_news

SHKARKO APP