Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 14:20 Rama nga Qafë Thana përurojmë sistemin “One Stop Shop” Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, kanë marrë pjesë në përurimin e sistemit të integruar të kontrollit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
Lajmet e fundit
Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Durrësi – fotografia më e çmuar e Vuçiçit

Kosova E diel, 29 Dhjetor 2019 10:43
Durrësi – fotografia më e çmuar e Vuçiçit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Adriatik Kelmendi

Rama duhet ta kuptojë se nuk mund të ketë bashkëpunim normal me Serbinë pa Kosovën, nuk mund të ketë bashkëpunim normal me Serbinë duke e anashkaluar Kosovën dhe nuk do të ketë bashkëpunim normal me Serbinë pa u normalizuar së pari marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. E vërtetë që ka nisur mbrapshtë, e saktë se janë bërë gabime të rënda, por duhet shikuar se si të sanohen dhe jo të thellohen. Për këtë, fillimisht, nevojitet urgjentisht një tryezë bashkëpunimi Prishtinë-Tiranë, për të vendosur se si të shkohet tutje. Me inate personale të liderëve, më së shumti do ta pësojnë vetë shqiptarët, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri

JANË DY LINJA të analizës, që duhet bërë të ndara, sa i përket iniciativës së asaj që po quhet Schengen ballkanik dhe Samitit të Tiranës, ndaj të cilit shpërthyen reagimet e ashpra ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Të bashkuara po krijojnë situatë kakofonie, e cila nuk lejon thellimin në përmbajtje, por po kthehet në pështymë, klithmë, urrejtje.

Tash, thuajse si në çdo veprim tjetër, qëllimi, cilido që të jetë ai, nuk mund të shihet jashtë kontekstit të vendit, kohës dhe individëve bartës të tij.

Për këtë është i drejtë vlerësimi se treshja Rama – Vuçiç – Zaev kanë bërë gabimin e parë – atë në hapa, kur vendosën që ta mbajnë takimin e parë për iniciativën rajonale në Novi-Sad të Vojvodinës, si dhe gabimin e dytë – mbivlerësimin e rëndësisë së tyre politike karshi liderëve të tjerë të rajonit, nisur nga egoja protagoniste.

U KONFIRMUA SE Rama nuk ishte konsultuar me asnjërin nga liderët institucionalë të Kosovës për pjesëmarrjen e tij në Samitin në Vojvodinë, kur edhe u hodh hapi i parë konkret i Schengenit ballkanik.

A është dashur të konsultohet? Mbase në kushte normale, kjo nuk do të ishte e nevojshme. Shqipëria është shtet më vete dhe i ka të gjitha të drejtat për të zhvilluar politikë rajonale dhe të jashtme, sipas asaj që vlerëson se është më e mirë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mirëpo, gjendja nuk është normale. Serbia nuk e njeh Kosovën, kurse Shqipëria edhe në Kushtetutë e ka marrë obligimin që të përkujdeset për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të saj. Duke mos e njohur Serbia Kosovën dhe duke pranuar nga përfaqësuesi zyrtar i Shqipërisë që ajo të anashkalohet kur flitet për nisma rajonale, është gabim i shumëfishtë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kryeministri Haradinaj e ka konfirmuar se homologu i tij nga Shqipëria as nuk e ka ftuar, as nuk e ka konsultuar, as nuk e ka informuar për asnjërin nga tri samitet që u mbajtën deri tash. Njëjtë, për shkak të natyrës se si ishte mbajtur takimi i Novi- Sadit, ftesat e mëpastajme për Ohër dhe Tiranë i ka refuzuar edhe presidenti Thaçi.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Para 23 orësh
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kurti kërkon njohjen e Kosovës nga Ukraina, hedh poshtë paralelet me Krimenë

Kurti kërkon njohjen e Kosovës nga Ukraina, hedh poshtë paralelet me Krimenë

21 Nëntor 2026, 09:11

Në anën tjetër, Rama asnjëherë nuk është dashur që ta keqinterpretojë pikën kushtetuese që flet për përkujdesjen e shqiptarëve jashtë Shqipërisë dhe atë ta interpretojë si mundësi përfaqësimi edhe të Kosovës, pa u konsultuar me liderët në Prishtinë. Kjo është shkarje e madhe, pasi që presidenti dhe kryeministri i Kosovës nuk i përfaqësojnë vetëm shqiptarët kosovarë, por edhe serbët dhe komunitetet e tjera pakicë. Kurse është në interesin e vetë Vuçiqit që të thotë se Prishtina zyrtare po i përfaqëson vetëm shqiptarët, kurse jo edhe serbët që jetojnë në Kosovë.

TJETRA, TRAJTIMI që iu bë Vuçiçit në vizitën në Shqipëri mbart një problem të një natyre, e cila është përtej atyre që Rama i cilësoi me lehtësi “patetizma”. Ky, në fakt, ishte vetëm një episod i realizuar mirë nga Vuçiqi, sipas një skenari që Beogradi e ka nisur që nga vendimi i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Gjatë gjithë kohës sa delegacionet e Prishtinës dhe të Beogradit janë takuar në kuadër të dialogut të Brukselit, diplomacia serbe e ka shfrytëzuar atë për të lobuar te shtete të caktuara për të mos e marrë vendimin për njohjen e Kosovës si shtet sovran, ose edhe, siç po shihet kohëve të fundit, për t’i tërhequr njohjet që i kanë bërë. Kjo, me arsyetimin e Beogradit, se të dyja palët ndodhen në negociata dhe se nuk ka pse të merret anë me njohjen e Kosovës, kur nuk dihet se cila do të jetë marrëveshja përfundimtare.

Çka Rama po e ka të vështirë ta kuptojë është se Vuçiqi me shprehje të brengosur fytyre, krahas tij, duke përshkuar këmbë gërmadhat e tërmetit dhe duke folur me shqiptarët në hall, ia ka dalë ta realizojë fotografinë më të çmuar të jetës së tij politike. Ai tash këtë fotografi do ta shfaqë anekënd botës me përshkrimin: “Siç po e shihni unë nuk kam problem me shqiptarët, madje po iu dal në ndihmë atyre dhe po përqafohem me kryeministrin e Shqipërisë, problemi janë disa udhëheqës të pagdhendur të Kosovës, të cilët nuk ua duan të mirën as shqiptarëve e as rajonit, për këtë arsye e minojnë çfarëdo bashkëpunimi”.

Rama duhet ta kuptojë se nuk mund të ketë bashkëpunim normal me Serbinë pa Kosovën, nuk mund të ketë bashkëpunim normal me Serbinë duke e anashkaluar Kosovën dhe nuk do të ketë bashkëpunim normal me Serbinë pa u normalizuar së pari marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

PËR KËTO ARSYE, të gjithë këtij lëmshi të panevojshëm duhet bërë një ristart. Edhe Kosova nuk e ka luksin që të izolohet, që të mbetet vrimë e zezë ose të mos bashkëpunojë me të gjitha shtetet fqinje, përfshirë edhe Serbinë. Por gjithmonë si e barabartë.

Nëse lexohen deklaratat pas takimeve të Novi-Sadit, Ohrit dhe Tiranës, ka shumëçka në to të cilat i përshtaten edhe Kosovës. Prishtina edhe deri më tash është pjesë e shumë iniciativave rajonale kur merr pjesë edhe Serbia. S’ka pse a priori të ketë frikë ta shqyrtojë edhe Schengenin ballkanik, i cili gëzon mbështetje edhe prej BE-së dhe SHBA-së. Aq më tepër, kur edhe gjuha e përdorur në të është bukur korrekte krahasuar me dokumentet e deritashme të ngjashme, kur nuk është përdorur termi “shtet” ose “kufi ndërshtetëror” siç po përdoret tash. Mirëpo, sërish e nënvizuar, se vetëm me kushte të barabarta si gjithë të tjerët dhe me shtyrje përpara të çështjeve që janë në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Nuk ka përse një iniciativë si kjo, në vend të bashkëpunimit të çojë në përkeqësim të marrëdhënieve në rajon, ose edhe më tmerrshëm, përkeqësim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë.

E vërtetë që ka nisur mbrapshtë, e saktë se janë bërë gabime të rënda, por duhet shikuar se si të sanohen dhe jo të thellohen. Për këtë, fillimisht, nevojitet urgjentisht një tryezë bashkëpunimi Prishtinë-Tiranë, për të vendosur se si të shkohet tutje. Me inate personale të liderëve, më së shumti do ta pësojnë vetë shqiptarët, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. /[email protected]/

Etiketat e lidhura

Durrësi - fotografiaVuçiçi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama nga Qafë Thana përurojmë sistemin “One Stop Shop”
Para 3 minutash

Rama nga Qafë Thana përurojmë sistemin “One Stop Shop”

Begaj në Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe, themeli i identitetit tonë kombëtar
Para 12 minutash

Begaj në Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe, themeli i identitetit tonë kombëtar

Këmbëmadhi, Shërbimi Pyjor i SHBA publikon dosjet e vjetra
Para 52 minutash

Këmbëmadhi, Shërbimi Pyjor i SHBA publikon dosjet e vjetra

Grabitje në Durrës/ Vidhen para dhe sende luksi, arrestohen dy persona
Para 1 ore

Grabitje në Durrës/ Vidhen para dhe sende luksi, arrestohen dy persona

Më të lexuarat

1 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 15 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 2 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
Para 23 orësh

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 2 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.