Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 15:05 Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut Kryeministri Rama foli ndër të tjera në Asamblenë e PS për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ish-zv/kryeministren Belina Balluku. Për Erion Veliaj ai tha se…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

DW: Albin Kurti sjell tone të reja në Bruksel! BE pret kompromis

Kosova E premte, 19 Shkurt 2021 08:29
DW: Albin Kurti sjell tone të reja në Bruksel! BE pret kompromis
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Fitorja e Albin Kurtit sjell tone të tjera edhe në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, por edhe legjitimitetin e nevojshëm për marrëveshje përfundimtare. Brukseli pret kompromis dhe pragmatizëm nga Kurti.

Fituesi i zgjedhjeve, Albin Kurti, prej fillimit informoi Brukselin dhe Beogradin, se do të ketë ndryshime në pozicionimin e Kosovës në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, i cili zhvillohet me ndërmjetësimin të BE-së. Zyrtarët e BE reaguan ndaj njoftimit të Kurtit se dialogu me Beogradin nuk do të jetë ndër prioritetet kryesore të tij, duke thënë se të gjitha autoritetet e ardhshme në Kosovë duhet të “kenë qasje konstruktive për vazhdimin e dialogut me Beogradin”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Rruga evropiane e Kosovës çon përmes normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë. Ne presim që autoritetet e reja të angazhohen në mënyrë konstruktive në vazhdimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE dhe të shfrytëzojnë mundësinë e ofruar për një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, thanë shefi i Politikës së Jashtme dhe kryenegociatori i BE-së Josep Borrell dhe komisioneri i Zgjerimit Oliver Varhelyi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Zyrtarisht, BE thotë se do të presë formimin e një parlamenti dhe qeverie të re në Kosovë, në mënyrë që të fillojë bisedime serioze për vazhdimin e dialogut, të cilin Kurti nuk e sheh si prioritet të tij. Jozyrtarisht, vlerësohet se Albin Kurti, si kryeministri i mundshëm i Kosovës, duhet të ketë të qartë se çfarë nënkupton mandati i tij dhe procesi i dialogut për të ardhmen e Kosovës respektivisht për qytetarët që i besuan votën.

Mund t'ju interesojë

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kos...

13 Nëntor 2026, 11:03
Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

13 Nëntor 2026, 08:39
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

12 Nëntor 2026, 22:01

Perspektiva evropiane e Kosovës dhe një “rrugë e shpejtë” e mundshme e pranimit në BE, me përmbushjen e reformave, është e mundur vetëm përmes “tunelit të dialogut”. Ky tunel tani duket i errët dhe plot probleme. Por në fund të tunelit shihet dritë, në formën e normalizimit të marrëdhënieve. “Në dallim nga lideri politik Albin Kurti, si burrështetas ai duhet të pranojë realitetin dhe artin e kompromisit, në mënyrë që t’u mundësojë qytetarëve që votuan për të atë që dëshirojnë – e kjo është e ardhmja evropiane”, thonë burimet diplomatike në Bruksel.

Ka vend për pragmatizëm

Se e ardhmja e Kosovës në BE nuk do të jetë e mundur pa bashkëpunim dhe pa një marrëveshje me Beogradin, e thekson edhe raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon. Në një deklaratë për DW, ajo vlerësoi se është e rëndësishme që qeveria e re në Kosovë të vazhdojë punën që filloi vitin e kaluar nën mandatin e përfaqësuesit special të BE, Miroslav Lajçak.

“Personalisht nuk mund ta imagjinoj që qytetarët e Kosovës do të dëshironin të ktheheshin në fillim ose të mbeten diku në ndonjë cep pa ndonjë perspektivë të integrimit evropian. Qeveria e re duhet të punojë për reformat dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe në zhvillimin e një agjende ambicioze pro-evropiane. Zoti Kurti duhet të përdorë shumicën e fortë që fitoi në zgjedhje. Një mbështetje kaq e madhe në shtëpi është një parakusht për një dialog të suksesshëm, por jo mjaftueshëm në vetvete “, thotë von Cramon.

Ata që e njohin nga afër Albin Kurtin thonë, se kompromisi dhe pragmatizmi nuk janë anët e tij më të forta. Ndaj nuk ka qenë përzgjedhja “as e Brukselit dhe as e Uashingtonit” për të vazhduar procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Beogradin. Kurti do t’i mbetet besnik vetes së tij dhe nuk do të shkojë në Bruksel për të marë mendim orë e çast. Do të jetë më e vështirë që ai të kontrollohet nga Uashingtoni, Berlini ose Brukseli”, thotë analisti i Këshillit të Berlinit për Politikën e Demokratizimit, Toby Vogel.

Ai shprehet se një sjellje e tillë e Kurtit “mund ta bëjë dialogun më të vështirë”. Por ai gjithashtu shtron pyetjen nëse do të kishte ndonjë palë në proces që shkon atje për të kënaqur Brukselin ose Uashingtonin dhe çfarë mbështetje do të kishte një delegacion i tillë në shtëpinë e vet. “Çfarëdo zgjidhje që të gjendet, ajo duhet të ketë legjitimitet demokratik në shtëpi – në Serbi ose Kosovë. “Unë mendoj se Kurti do të jetë pragmatik dhe do të punojë për kompromise të caktuara në mënyrë që të arrijë atë që dëshiron Kosova, e kjo është njohja nga Serbia dhe pesë vendet e BE që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”, thotë Vogel.

Cramon: Kurti nuk duhet ta humbasë momentin

Përveç ndryshimit në krye të Kosovës, konteksti i dialogut Beograd-Prishtinë po ndryshon thelbësisht edhe me ardhjen e një administrate të re në Uashington. Bashkëbiseduesit e DW besojnë se ky ndryshim është në favor të menaxhimit më të mirë të dialogut, por edhe në favor të vet Albin Kurtit. “Ajo që kemi tani është një moment i ri, tani kemi interesa të përbashkëta në të dy anët e Atlantikut dhe mendoj se kjo është një mundësi që z. Kurti nuk duhet ta humbasë,” thotë Viola von Cramon për DW.

Qeveria e parë e udhëhequr nga Albin Kurti, në fillim të vitit 2020, u vu nën presion të fortë nga administrata amerikane, e udhëhequr nga Presidenti Trump. Pas më pak se dy muajve të mandatit, qeveria u rrëzua nga një votë mosbesimi në parlament, e cila u mbështet nga SHBA, ndryshe nga disa vende të BE. Vet Kurti përmendi si shkas të shkarkimit të tij mospëlqimin e idesë për shkëmbimin e territoreve midis Serbisë dhe Kosovës, të cilën ai e kundërshtoi në mënyrë të prerë.

“Sot Uashingtoni e bën të qartë se qëllimi i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës është njohja reciproke. Kjo nuk është ndonjë risi, por tani thuhet qartë. Kjo qartësi është po aq e dobishme për dialogun sa edhe vet administrata e Bidenit. Nuk do të ketë më lojëra të Richard Grenellit”, beson Vogel.

BE, si ndërmjetësi kryesor në dialog, të paktën zyrtarisht, deklaron se çdo zgjidhje e rënë dakord midis Beogradit dhe Prishtinës, e cila është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet evropiane, është e pranueshme për të. Përfaqësuesi i BE, Miroslav Lajçak, është edhe më specifik. Ai ka hedhur poshtë mundësinë e shkëmbimit të territoreve si një zgjidhje e mundshme për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Më konkret, si zakonisht, janë partnerët nga SHBA. Presidenti i ri Joseph Biden, në urimet e tij me rastin e Ditës së Shtetësisë, tha se zgjidhjen e procesit midis Serbisë dhe Kosovës e sheh në njohjen reciproke, i cili është pozicioni me të cilin pajtohet edhe Albin Kurti. Ndërkohë BE po punon për të zgjatur mandatin e Lajçakut si ndërmjetës. Ai ka paralajmëruar vazhdimin e “rrugës me zigzage”, deri në arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, këtë herë me një lojtar të ri në tryezën e bisedimeve në Bruksel./DW

Etiketat e lidhura

albin kurti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut
Para 5 minutash

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin
Para 6 minutash

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit
Para 15 minutash

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS
Para 24 minutash

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 15 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 18 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 19 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.