Dy deputetë braktisin Albin Kurtin
Albin Kurti humb dy pjesëtarë nga partia e tij, disa muaj para zgjedhjeve të 9 shkurtit. Deputetët Eman Rrahmani dhe Visark Korenica kanë vendosur të largohen nga radhët e partisë për të krijuar listën e re të familjes. Në koalicion me të do të jenë partia e drejtësisë dhe AKR e Behgjet Pacollit. Ata kanë qenë të zëshëm kundër Kodit Civil që sipas tyre cenon familjen, ndërsa përmendën si arsye për largimin edhe koefiçentin e pagave dhe nepotizmin. Rramani tha se angazhimin si deputet do ta vazhdojë si më para, se do të mbështesë iniciativat e “dobishme” dhe do të kundërshtojnë ato të që janë të “dëmshme” për qytetarët e Kosovës”.