Dy pjesëtarë të KFOR-it humbin jetën nga koronavirusi, disa të tjerë të infektuar

KFOR ka njoftuar se dy punonjës civil të tyre kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Konfirmohet gjithashtu se disa prej personaleve të tyre kanë rezultuar pozitiv për Covid-19.

Gjeneralmajori Michele Risi, në njoftim thekson se janë të përkushtuar për të parandaluar përhapjen e coronvirusit Covid-19. Njoftohet gjithashtu se kushdo ushtar i KFOR-it që tregon shenja të infektimit nga COVID-19 apo ka pasur kontakte me dikë të infektuar, vendoset në karantinë.

“Nëse ushtarët e KFOR infektohen, ata trajtohen në hapësirat mjekësore në bazat e KFOR-it dhe futen në karantinë për të zvogëluar ekspozimin, përpara se të evakuohen”, thuhet në njoftim.

Forca e Kosovës e udhëhequr nga NATO, thotë se po vazhdon në mënyrë misionin e saj të mandatuar nga Kombet e Bashkuara për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt si dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur ushtarët e saj, partnerët dhe popullsinë e Kosovës.

SHKARKO APP