Dy raste të dyshuara me koronavirus në Kosovë, pritet përgjigja e analizave
Në Kosovë në momentin që Italia po përballet me frikën nga koronavirusi dy raste të reja të dyshuar po vëzhgohen në laboratorët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Mediat kosovare raportojnë se rezultatet pritet të publikohen gjatë ditës së sotme.
Ndërkohë vetëm gjatë ditës së djeshme në Infektiven e QKUK-së kanë qenë katër pacientë, rezultatet për të cilët rezultuan negativ. Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka filluar përgatitjet për mbrojtje nga koronavirusi.
Gjithashtu Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse tashmë ka bërë gati listën për furnizim me produkte që parandalojnë përhapjen e koronavirusit./abcnews.al