Dy të rinj gjejnë portofolin me para, e dorëzojnë në polici

Për të thyer rutinën e grabitjeve me dhunë në Shqipëri apo Kosovë, kanë menduar dy të rinj nga qyteti historik, ku u zhvillua Lidhja Shqiptare e Prizrenit.

Policia e Prizrenit përmes një njoftimi për mediat njoftot se dy të rinj kanë gjetur në tokë një portofol me 750 euro në të, dhe e kanë dorëzuar atë në Polici.

Ngjarja ka ndodhur me 28 shtator rreth orës 21:40 minuta.

Policia thotë se ka identifikuar person i cili e kishte humbur portofolin dhe të njëjtin ia ka kthyer sipas procedurave të pranim-dorëzimit.

Pas pranimit të portofolit, qytetari ka falënderuar gjestin human të të rinjve dhe Policinë e Kosovës.

SHKARKO APP