Dyfishohen rastet me COVID në Kosovë në 24 orët e fundit

Janë dyfishuar rastet me COVID në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 264 raste të reja me COVID-19. Krahasuar me dje, janë konfirmuar mbi 100 raste më shumë.

Konfirmimi i këtyre rasteve vjen pas testimit të mbi 7 mijë e 100 mostrave.

Raste të vdekjes s’janë regjistruar, derisa janë shëruar 10 pacientë.

Aktualisht, numri i rasteve aktive në gjithë vendin ka arritur në 1 mijë e 251.

SHKARKO APP