E konfirmon Kadri Veseli: Kam rezultuar pozitiv për koronavirusin

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka konfirmuar se është infektuar me koronavrirus. Lajmin ai e ka bërë të ditur me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“..pak çaste më parë u njoftova nga IKSHP se kam rezultuar pozitiv në testin e kryer për Sars-CoV-2,” shkruan Veseli në postimin e tij. Po ashtu, Veseli njofton se është mirë me shëndet dhe se do të qëndrojë në izolim derisa të jetë shëruar plotësisht.

Postimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dashur qytetarë, pak çaste më parë u njoftova nga IKSHP se kam rezultuar pozitiv në testin e kryer për Sars-CoV-2.

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë jam mirë me shëndet dhe deri në shërim të plotë do të qëndroj në vetizolim.

Ju ftoj të gjithëve që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?