E parë grua kryeparlamentare, Konjufca i dorëzon zyrtarisht detyrën Osmanit

Glauk Konjufca, tashmë ministër i Punëve të Jashtme, i ka dorëzuar detyrën kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani. Këtë post ai tha se po ia dorëzon një deputeteje që ka dhënë kontribut të madh në Kuvendin e Kosovës. “Nuk kam asnjë dyshim që do ta kryejë këtë detyrë me nder e me respekt, që do ta fuqizojë Kuvendin e Kosovës, që do të kujdeset që ky tempull i demokracisë, t’i kryejë detyrat e saj kushtetuese. E që të punojë për të mirën e qytetarëve të Kosovës. Zonja Osmani, edhe një herë urime, e të priftë e mbara”.

Me zgjedhjen e qeverisë Kurti, Konjufca tha se relacioni mes ekzekutivit e Kuvendit të Kosovës, do të jetë demokratik dhe që legjislativi do të jetë në krye të detyrës. Edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Konjufcës, derisa ka vlerësuar punën e deritanishme.

“E falënderoj z.Kojnufcën që jo vetëm gjatë kësaj periudhe si kryetar i Kuvendit të Kosovës na përfaqësoi të gjithëve denjësisht, jo vetëm partinë e tij, por edhe në të njëjtën kohë për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi pasur deri më tani. E shpresoj që do ta kemi edhe tash e tutje kur ai e merr pozitën e ministrit të jashtëm”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeparlamentarja e parë grua në Kosovë, Vjosa Osmani, u zgjodh në këtë post me 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?