Edi Rama: Tani BE të mbajë fjalën për heqjen e vizave me Kosovën

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur sot votimin e ligjit për kufirin me Malin e Zi nga Parlamenti i Kosovës.

Në një reagim në Facebook, Rama thotë se tashmë është koha që BE të mbajë fjalë për liberalizmin e vizave me Kosovën.

“Super. Vota për demarkacionin një votë e vonuar, por kuptimplotë për Kosovën si shtet që dëshmon seriozitet në angazhimet e veta?Tani Bashkimi Europian t’i përmbahet pa vonesë angazhimit të vet: Liri lëvizjeje pa viza në Europë për qytetarët e Kosovës”,- shkruan Edi Rama.

Kosovë, votohet me 80 vota pro kufirit me Malin e Zi

SHKARKO APP