Edita Tahiri: Dinamika politike në Kosovë u vendos para shëndetit publik

Edita Tahiri, ish-ministre e Integrimit të Kosovës, në një lidhje direkte me studion e “Ditari” në A2, u shpreh se në kohën e pandemisë, “Kosova ngatërroi prioritetet”. Kur u pyet për deklaratën e analistit amerikan James Hooper, i cili tha se ka një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, por mundësia e vetme që të implementohet marrëveshja është shkëmbimi i territoreve, Tahiri u përgjigj se

“Shkëmbimi i territoreve u mbyll në Samitin e Berlinit, por siç duket, Thaçi e Vuçiç nuk ishin të kënaqur me vendimin e Gjermanisë dhe Francës. Si duket, kanë provuar të trokasin në derën amerikane. Nga ato që kam lexuar unë, autoritetet amerikane e kanë mohuar tezën e shkëmbimit të territoreve. Por, problemi është te ne që flasim me dy zëra. Nga njëra anë është Thaçi i vetëm dhe nga ana tjetër skena politike. Fakti që flasim me dy zëra ka krijuar konfuzion te ndërkombëtarët. Qeveria e re duhet të unifikojë zërin dhe të thotë se Kosova është e gatshme për bisedime me Serbinë, por që kufijtë nuk ndryshojnë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?