Edita Tahiri: Edi Rama të mos i afrohet Kosovës sepse vetëm ngatërron e copëton truallin kosovar!

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Edita Tahiri ka reaguar për deklaratat e Edi Ramës lidhur me mundësinë e negocimit mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Tahiri shprehet se Edi Rama nuk duhet të përmend më asnjë fjalë për Kosovën. Tahiri shprehet se kryeministri i Shqipërisë ka bërë një gabim histori duke u përfshirë në çështjen e ndarjes së Kosovës me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

“Dëgjova se Edi Rama e paska përmend dialogun Kosove-Serbi në një kontekst ndërmjetësimi. Është mirë që kurrë mos ta përmend ma, sepse njëherë kur ndërhyri bëri gabim historik duke tentuar që t’i ndryshojë kufijtë e Kosovës në favor të Serbisë e skenarëve serbomëdha të Vuçiçit e Millosheviçit!”,- shprehet Edita Tahiri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas takimit me Presidentit e Francës, Edi Rama në një autointervistë në ERTV foli për negocimin mes Kosovës dhe Serbisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?