Edita Tahiri: Samiti i Ballkanit të merret me arrogancën autokratike: zgjedhje dhe shkarkim Presidenti, pa opozitën

Edita Tahiri, një nga figurat e fuqishme të politikës kosovare brenda dhe jashtë vendit, i ka dërguar një mesazh të ashpër, kritik, liderëve të Bashkimit Europian lidhur me Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor që bashkëdrejtohet në Tiranë nga Kryeministri shqiptar Edi Rama.

“Samiti i Ballkanit sot në Tiranë duhet të merret me çështjen e autokracisë që ka mbërthyer disa vende në rajonin tonë, – shprehet Tahiri në Fb. – Kjo çështje nuk pritet të hapet nga liderët e këtyre vendeve, por duhet ta hapë përfaqësuesi i BE-së.

Arroganca autokratike ka bërë që disa vende me lehtësi të padurueshme bëjnë zgjedhje pa opozitën në dëm të demokracisë, madje shkojnë deri në shkarkim të Presidentit pa pjesëmarrjen e opozitës, siç ishte dje rasti në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkimi Evropian duhet të jetë i vendosur që të mos lejojë shkeljet e demokracisë, sepse nuk mund të ketë stabilitet politik pa një demokraci gjithëpërfshirëse!”, shprehet Edita Tahiri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?