Ekspertët shprehen skeptikë që Kosova të ishte destinacioni final për 400 kg kokainë

Ekspertët e sigurisë janë skeptikë që destinacioni fundor i 400 kilogramëve kokainë që u kapën në Lipjan të hënën të ketë qenë Kosova. Duke përgëzuar autoritetet kosovare, shqiptare, italiane dhe amerikane për aksionin e kryer, Plator Avdiu dhe Avni Islami thanë se sasia e madhe e ngarkesës lë shkas për t’u menduar se droga nuk kishte si destinacion përfundimtar Kosovën.

”Nëse do të ishte transit pse u sekuestrua në Kosovë, por nuk u la të vijohej më tutje deri në destinacionin e fundit për t’u kapur menjëherë i gjithë rrejti kriminal i drogës, sasia prej 400 kilogramësh është jashtëzakonisht e madhe dhe i tejkalon edhe kërkesat e tregut të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”,-tha eksperti i sigurisë Avni Islami për ”EuroNews Albania”, duke këmbëngulur se ngarkesa ishte për vende të treta si BE-ja.

Nga ana tjetër, Islami tha se nëse konfirmohet që Kosova do të ishte vend final do të konfirmoheshin pretendime për sofistikimin e grupeve kriminale dhe kalimin e vendit nga vend tranzitor në vend shpërndarës. Ai ngriti dyshimet kryesore se Kosova mund të jetë bërë strehë e bandave që përpunojnë drogën dhe e shpërndajnë atë në vendet e BE-së. Islami e bazoi dyshimin te fakti se destinacioni i transportit nga Brazili në Itali nuk vijoi direkt në vendet e BE-së, por kaloi në Shqipëri dhe më pas në Kosovë “për të humbur gjurmët”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Eksperti i sigurisë, Plator Avdiu vuri theksin te fakti që nuk është e konfirmuar ende nëse destinacioni i fundit për këtë sasi të ketë qenë Kosova. Ai u shpreh se bashkëpunimi policor i Kosovës është vetëm në rrafshin rajonal dhe bilateral dhe grupet kriminale mund të kenë shfrytëzuar pikërisht kalimin nga Kosova për këtë arsye lehtësimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?