Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 14:56 168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit Studentët janë mbledhur sërish para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, duke shënuar ditën e 168-të të protestës. Me pankarta dhe thirrje si “Dorëheqje” dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Eksperti gjerman për Ballkanin: Kurti do të jetë kryeministër jokomod

Kosova E shtunë, 8 Shkurt 2020 09:45
Eksperti gjerman për Ballkanin: Kurti do të jetë kryeministër jokomod
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Bodo Weber, ekspert i Ballkanit dhe konsulet i partive politike në Gjermani, në intervistë ekskluzive me Deutsche Wellen për qeverinë Kurti dhe pritshmëritë ndaj saj.

 Zoti Weber, kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, në marrëdhëniet me Serbinë kërkon reciprocitet. A është e mundur të ketë reciprocitet, kur Serbia nuk e njeh e Kosovën?

E kam të vështirë të përgjigjem – është relativisht e paqartë për mua se çfarë nënkupton në të vërtetë Albin Kurti me “reciprocitet”. Fillimisht, me sa kam kuptuar, kjo kërkesë lidhej me heqjen e tarifave për mallrat nga Serbia, të cilat janë pengesa kryesore për rifillimin e negociatave të Brukselit. Por tarifat nuk u vendosën në fund të vitit 2018 si kundërpërgjigje ndaj praktikave ekzistuese të padrejta tregtare të Serbisë ndaj Kosovës, por. nga njëra anë, si reagim ndaj lobiimit të suksesshëm të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol dhe, nga ana tjetër, siç e kuptoj unë, edhe si një masë për të frenuar dialogun e udhëhequr nga Brukseli, i cili po lëvizte drejt shkëmbimit të territoreve – me mbështetjen e ndërmjetëses së atëhershme Mogherini dhe disa vendeve perëndimore.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Tani dialogun do ta udhëheqë pasardhësi i Mogherinit, Borrell. A do të jetë Kurti një bashkëbisedues i vështirë për BE-në?

Kurti si Kryeministër do të jetë një bashkëbisedues jo komod, – pjesërisht për shkak të pozicioneve të tij parimore demokratike e pjesërisht, sepse bindjet dhe programi i partisë së tij vazhdojnë të përmbajnë elemente dogmatike-ideologjike.

Kurti dhe partia e tij i mëshojnë vazhdimisht përkatësisë kombëtare shqiptare. Në të kaluarën madje ata refuzonin simbolet shtetërore të Kosovës. Nga ana tjetër ata janë për një dialog të drejtpërdejtë me serbët e Kosovës. A do të jetë e mundshme kjo?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kurti ka konfirmuar në deklarata të ndryshme se Vetëvendosja është vazhdimisht partia që ka insistuar për dialog me komunitetin serb në Kosovë. Nuk dihet se si mund të realizohet kjo kur Kurti dhe Vetëvendosja insistojnë në pikëpamjen e tyre dogmatike vetëm për të negociuar ose komunikuar direkt me serbët e Kosovës, pa Beogradin. Realiteti i trishtë është se serbët e Kosovës aktualisht nuk përbëjnë një faktor më vete. Shkak për këtë janë edhe pasojat e paqëllimta të dialogut politik, që ka lejuar që në 10 komunitetet me shumicë serbe në Kosovë të ngrihet një regjim njëpartiak i varur nga patronazhi dhe ndërhyrja e aparatit partiako-shtetëror të kontrolluar nga Beogradi dhe i lidhur me krimin. Serbët e Kosovës do të jenë një faktor më vete, vetëm kur të nënshkruhet një marrëveshje me Serbin, që garanton integrimin e plotë të serbëve të Kosovës në shtetin e Kosovës, si edhe mospërzierjen politiko-institucionale të Serbisë në shtetin dhe politikën e Kosovës. Pra, besoj se qeveria e re do të përdorë një retorikë të re dhe më të përparuar në marrëdhëniet me komunitetet serbe, por nuk pres të ketë shumë sukses jashtë kuadrit të dialogut të udhëhequr nga Brukseli.

Mund t'ju interesojë

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kos...

13 Nëntor 2026, 11:03
Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

13 Nëntor 2026, 08:39
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

12 Nëntor 2026, 22:01

Kurti dëshiron të luftojë korrupsionin, por a është e mundur kjo në një koalicion me LDK-në, një parti që në Kosovë nuk lidhet domosdoshmërisht me “duart e pastra”.

Sipas mendimit tim, kjo do të varet shumë më tepër nga idetë konkrete dhe realizimi i Vetting-ut të paralajmëruar në gjyqësor dhe polici, pasi idetë që vijnë nga ana e Vetëvendosjes dhe qeverisë së re ende më duken shumë të paqarta dhe idealiste. Do të varet edhe nga ajo, se në çfarë mase qeveria e re është e gatshme të pranojë ndihmë ndërkombëtare sidomos nga specialistët perëndimorë. Në të njëjtën kohë, roli i ish-kandidates së LDK-së, kryetares së re të Parlamentit dhe juristes së shquar, Vjosa Osmani, do të ketë një rëndësi të madhe në këto procese.

Kurti është një lider parimor. A do t’u qëndrojë ai besnik parimeve të tij apo do të dorëzohet përballë arsyes shtetërore? Në rast se po, cilat janë kompromiset që duhet të bëjë?

Një zbutje e qëndrimeve dogmatike të tij është regjistruar që prej ditës së zgjedhjeve, ngjashëm me atë gjatë negociatave të koalicionit në vitin 2014, por ai nuk ka pse të heqë dorë nga qëndrimet e tij idealiste, dhe shpresoj se kjo nuk do të ndodhë. Një tërheqje të pjesshme nga qëndrimet dogmatike e përjetuam në zgjedhjen e qeverisë, të hënën. Përkundër njoftimit të parë të kryeministrit Kurti që Srpska Lista (SL) nuk do të merrte pjesë në qeveri me ministra, qeveria e re përfshin dy ministra nga kjo parti, të cilët janë miratuar nga shumica e deputetëve të SL-së, edhe pse SL nuk është bashkuar zyrtarisht me qeverinë dhe nuk ka votuar për qeverinë. Mbetet të shihet se çfarë domethënie kanë këto dhe kompromise të tjera të pashmangshme në të ardhshmen për punën dhe zhvillimin e mëtejshëm të vetëvendosjes./DW

Etiketat e lidhura

albin kurtiBodo Weber
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit
Para 3 minutash

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS
Para 12 minutash

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS
Para 19 minutash

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Berisha mbron Elisa Spiropalin
Para 1 ore

Berisha mbron Elisa Spiropalin

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 14 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 17 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 19 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.