Ekstremizmi në Kosovë, i financuar nga organizatat e huaja arabe
Departamentit i Shtetit thotë se kërcënimi i ekstremizmit të dhunshëm islamik në Kosovë është rritur gradualisht që nga konflikti i vitit 1999, i nxitur pjesërisht nëpërmjet financimit nga organizatat e huaja që predikojnë ideologji ekstremiste.
Rreth 250 nga 300 luftëtarë të huaj terroristë nga Kosova, thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit kanë udhëtuar në Siri dhe Irak për të luftuar për ISIS-in ose Frontin el-Nusra, nga të cilët rreth 50 janë vrarë.
“Grupet e dhunshme ekstremiste kanë përdorur në mënyrë aktive mediat sociale për të përhapur propagandë dhe rekrutuar njerëz.
Në vitin 2015, në Kosovë nuk ka patur incidente terroriste, edhe pse policia ka arrestuar të dyshuar për planifikimin e sulmeve të tilla”-thuhet në raport.
Vlerësimet e Departamentit Amrikan të Shtetit për Kosovën prezantojnë një realitet që ndikon negativisht në imazhin e vendit, dhe prania e fortë amerikane mesa duket nuk e ka penguar rritjen e ekstremizmit islamik përmes financimeve të huaja.