Eliza Hoxha tërbon mediat serbe: “Kosova është gjaku që nuk falet”

Eliza Hoxha, artistja kosovare që në fillimet e saj publiku e njeh si këngëtare më pas si fotografe e piktore, ka tronditur opinionin publik serb me një ekspozitë që ka mbajtur në Beograd.

Ajo ka riprintuar tre fotografi që policia serbe ia bllokoi në kufi, të cilat tregonin demostratat kundër pushtimit serb, dhe kjo ka shkaktuar reagime në mediat e Beogradit.

Bëhet fjalë për një foto nga protestat e vitit 1998 ku studentët ngrinin lart parullën UÇK; një tjetër ku gjithashtu studentët e Prishtinës i bënin të ditur Beogradit se “Kosova, është gjaku që nuk falet”, si dhe një e tretë ku paraqitet flamuri i Shqipërisë dhe i Kosovës në ditën e pavarësisë së kësaj të fundit.

Fotografitë e Eliza Hoxhës janë ekspozuar në ditën e fundit të festivalit treditor “Mirëdita- Dobardan”, si nismë e BE-së për pajtimin serbo-shqiptar.

Policia serbe ja ndaloi Elizës të trija, por ajo i riprintoi dhe i ekspozoi sërish.

Televizioni publik serb reagoi me të madhe: “Provokacija!”.

“Edicioni i pestë i festivalit tradicional “Mirdita- Dobrdan” nxiti një seri provokimesh në Beograd dhe Prishtinë pasi radikalët serbë kërkuan ndalimin e festivalit dhe njoftuan një tubim proteste. Mediat kosovare njoftuan se një artiste nga ekipet e tyre u pengua nga policia serbe në kufi dhe ju hoqën dy foto me mbishkrimin “UÇK” dhe flamurin e Shqipërisë.

Këtë vit festivali është frymëzuar nga i aktori i madh shqiptaro-serb, i ndjeri Bekim Fehmiu, i cili është më i madhi në historinë e kinemasë jugosllave. Filmi i famshëm “Martesa” hapi dhe festivalin.

Megjithatë, përfaqësuesit e opozitës serbe, kryesisht SRS dhe DSS, si dhe Lëvizja Dveri, protestuan për mbajtjen e këtij festivali, pasi ata e konsiderojnë këtë shfaqje si një promovim të Kosovës si shtet i pavarur.

Nga ana tjetër, Partia Liberale Demokratike e opozitës ka njoftuar se anëtarët e saj do ta mbrojnë festivalin nga ekstremistët”, shkruan ndër të tjera televizioni publik serb.

Radikalët e Sheshelit kërkuan ndalim për mbajtjen e kësaj ngjarjeje kulturore dhe nga Tempulli i Shën Savës ata akuzuan Beogradin se po diskriminon serbët.

Por Eliza Hoxha ftoi për të mos e dramatizuar çështjen. Në një prononcim që B92, ajo tha: “I takoj gjeneratës që jemi nxjerrë nga jeta institucionale. Kjo ekspozitë është një lloj përshkrimi i jetës sime.

Fotografitë janë shkrepur gjatë viteve të ’90-ta. Janë tregime të njerëzve që e duan jetë. Katalogët janë në kufi së bashku me tri fotografi që i kemi sjellë prapë këtu”, tha artistja kosovare./tesheshi

SHKARKO APP