Emisari i Trump lajmëron rifillimin e bisedimeve Kosovë-Serbi

Richard Grenell, emisari i posaçëm i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, lajmëroi se shpejt do të nisë dialogu mes dy vendeve.

Përmes një postimi në Twitter, ku ai bashkoi edhe statusin e presidentit Thaçi, për nismën për krijimin qeverisë së re javën e ardhshme, Grenelli këmbënguli në heqjen e tarifës dhe reciprocitetit.

“Sapo të hiqen tarifa dhe reciprociteti (mbase këtë javë?), atëherë dialogu nis me intensitet më të shtuar. Kam biseduar me liderët në Serbi dhe Kosovë, për ta bërë të qartë se duhet të fillojnë me ndërtimin e besimit sot në përgatitje të tij dhe ata janë zotuar ta bëjnë këtë. Së shpejti do të ketë më shumë”, shkroi ai.

SHKARKO APP