EMRI/ Plagoset në Prishtinë një person, është këshilltari i Fatmir Limajt

Sot në Veternik të Prishtinës është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin në fjalë për gazetën Express.

“Lidhur me rastin policia ka arrestuar një person të dyshuar. Po ashtu është konfiskuar një armë zjarri e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë”, ka thënë zëdhënësja e policisë së Kosovës.

Mësohet se i plagosuri është Luan Maloku, këshilltar i kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj.

SHKARKO APP