Enver Hoxhaj, kandidat i PDK-së për kryeministër

Partia Demokratike e Kosovës, në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare kandidat për kryeministër do të ketë kryetarin në detyrë të kësaj partie, Enver Hoxhaj. Kështu ka bërë të ditur sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili.

”Nga qeveria Hoti-Kurti kemi pasur dështime të njëpasnjëshme. Ishte vit i rëndë për shëndetësinë dhe personelin shëndetësor. Ndonëse në vijën e parë të frontit në përballje me pandeminë, ata nuk patën përkrahje nga asnjëra Qeveri, duke i lënë të vetëm, si personelin shëndetësor, ashtu edhe pacientët, në këtë betejë të vështirë. Jam i lumtur të shpalosi vendimin tonë se kandidat për kryeministër i PDK-së, është Enver Hoxhaj”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?