Eurodeputeti rumun: Eshtë koha ta njohim pavarësinë e Kosovës
Rumania duhet mbajë qëndrim të njëjtë me BEnë kur është fjala për Kosovën ka thënë Emilian Pavel, Kryetari i grupit “Miqtë e Serbisë” në Parlamentin Evropian. Ka ardhur koha që Rumania tç pranojë pavarësinë e Kosovës, njëkohësisht t’i përgjigjet kërkesës së shteteve të tjera anëtare të Bashkimit Evropian për njohjen e Kosovës shtet të pavarur, ka thënë Emilian Pavel, deputeti rumun në Parlamentin e BE-së. Ai për gazetën Danas ka thënë se nuk ka qenë e mundur që Rumunia ta bëjë një gjë të tillë më herët për arsye se ka raporte të shkëlqyeshme me Serbinë për një kohë shumë të gjatë, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, e vetmja rrugëdalje është që Rumania ta pranojë si shtet të pavarur Kosovën, me të cilin vendim ajo do t’i ndihmonte edhe Serbisë në rrugën drejt BEsë. Ai po ashtu ka përmendur edhe zhvillimet e rëndësishme të diplomacive mes dy vendeve Prishtinës dhe Beogradit. Pavel i cilëson si shumë të rëndësishme marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë ndërsa nënvizon me një theks të veçantë marrëveshjen për normalizim të raporteve mes të dyja vendeve.