Fakte të reja për makinën që u përdor në vrasjen e Ivanoviçit

 Nga hetimi i vrasjes së Oliver Ivanoviçit, aktualisht është marrë një veturë e djegur e cila po dyshohet se është përdorur gjatë kohës kur edhe është bëra vrasja e kryetarit të Iniciativës Qytetare Serbe në Kosovë, Oliver Ivanoviç.

Sipas burimeve të medias serbe Novosti.rs, kjo veturë është futur ilegalisht në Kosovë.

Ndryshe, institucionet e Kosovës po vazhdojnë hetimet për këtë vrasje dhe përkundër kërkesës së Serbisë që të përfshihen edhe ata në këtë hetim, nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Raport i autopsisë tregon se Oliver Ivanoviç u qëllua për vdekje me gjashtë plumba nga një pistoletë e tipit Zastava M70A, prodhim serb.

Revolja e tipit Zastava M70A ndryshe njihet edhe si “nëntëshe e gjatë”.

Lideri i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP) në Kosovë, Oliver Ivanoviç, nuk u ka mbijetuar plagëve, pas sulmit ndaj tij me armë zjarri, në mëngjesin e së martës. Ivanoviç është qelluar para selisë së partisë së tij dhe nga plagët e marra, ai ka vdekur.

SHKARKO APP