Familjarët: Kufomat e të vrarëve në Kumanovë të kthehen në Kosovë

 

 Familjarë të të vrarëve dhe të arrestuarve në ngjarjen e 9 majit në Kumanovë, si dhe qytetarë të tjerë protestuan sot para ndërtesës së qeverisë së Kosovës, ku kërkuan që të afërmit e tyre të kthehen në Kosovë.

Taulant Gashi i cili ka folur në emër të familjarëve tha se janë të indinjuar me qeveritarët kosovarë që luftëtarët e Kumanovës i quajtën terroristë. Protestën e përkrahën edhe shoqatat e luftës.

Kryetari i Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së Xhavit Jashari u shpreh se “ata që luftuan në Kumanovë nuk janë vetëm pjesëtarët e familjeve tuaja, por janë edhe luftëtarë të lirisë kudo që jetuan shqiptarët. Nga sot e tutje të gjithë ata që lëshojnë deklarata të pamatura ndaj atyre që luftuan në këto troje ne u themi se e kanë gabim”, tha Jashari.

Protestuesit përveç fotografive të të vrarëve në Kumanovë, kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrimin “Ku janë djemtë tanë”, “Poshtë pushteti sllavo-maqedonas”, etj./KosovaPress/k.s/

SHKARKO APP