Fëmija gjuan me armë zjarri në Prishtinë, plumbi përfundon tek një makinë
Kosova E Shtunë, 14 Gusht 2021 03:45
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot ën Prishtinë, ku një i mitur ka qëlluar me armë zjarri, ndërsa plumbi ka përfunduar në një makinë.
Incidenti u regjistrua në rrugën “Xhemail Ibishi”. Mediat kosovare raportojnë se nuk raportohet për persona të lënduar.
Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja dhe se si i mituri siguroi armën. Aktualisht policia ndodhet në vendin ku ndodhi ngjarja.